Category Archives: Tri_ni

Kafeja rrit jetëgjatësinë

Cafe-44Për shumë njerëz, kafeja është e domosdoshme për të hapur sytë pas zgjimit. 

Megjithatë, përveçse një dozë kafe shërben për të nisur ditën me ritmin e duhur, një studim i ri tregoi se ajo ka edhe një efekt të rëndësishëm pozitiv përsa i përket jetëgjatësisë.

Një grup kërkuesish mori në studim të moshuarit e ishullit grek të Ikarisë, 8 500 banorët e të cilit krenohen me jetëgjatësinë më të lartë në botë.

Kërkuesit zbuluan se një filxhan kafe turke, e cila ka mbetur shumë popullore në ishull që prej kohës së Perandorisë Osmane, është në gjendje që të ndihmojë në përmirësimin e shëndetit kardiovaskular dhe parandalimin në një masë të madhe të infarkteve, duke kontribuar kështu direkt në rritjen e jetëgjatësisë.

Sipas grupit të ekspertëve, ndonëse kafeja në përgjigjësi ka efekte pozitive për shëndetin, ajo turke përmban edhe disa elementë të shtuar, që përforcojnë këto elementë.

“Kafeja greke (kështu quhet në Greqi, ajo që në Shqipëri njihet se kafeja turke), ka elementë të shtuar të polifenolit dhe antioksidantëve, ndërsa përmban sasi të moderuara kafeine. Efekti i saj i dobishëm mbi trupin e njeriut duket se është edhe më i madh se ai i disa lloj kafesh të tjera”, deklaroi profesori Gerasimos Siasos, i Universitetit Mjekësor të Athinës.

Advertisements

Gazeten qe duhet te ekzistoje

Gazeta keto kohe eshte kthyer ne nje mjet fitimi per shume biznesmen te ndryshem te cilet mundohen duke nxjerr fakte apo problematika te ndryshme t’I bejne presion politikaneve ne vendin tone.

Kjo gje nuk duhet te na bej pershtypje . Ky eshte rezultati i indoktrinimit te mendjes se njerezve qe ne kohen e komunizmit. Ne sot , qeverisemi nga ata qe kane qene ushtaret e radhes se pare te atij sistemi…

Brezi I pas viteve 90’ mund ta ndryshoj kete mentalitet , por eshte shume veshtire.

Ne mund te sjellim ndryshimin pasi nuk mund te themi qe pas 20 vitesh demokraci ne jemi akoma ata ‘ injorantet’ e asaj kohe . Ne sot mund te studiojme jashte , mund te marrim informacione nga interneti , mund te marrim patenta apo modele gazetash apo revistash te jashtme. Sot I kemi te gjitha mundesite , por sa duam te ndryshojme ne ?

Kjo eshte nje dileme jo pak e rendesishme , pasi ne nje periudhe kaq te gjate kohe ne prap ecim me ide dhe mentalitete keq menaxheriale…

Une mendoj qe sot  mund te fokusohemi me shume tek indiviti sesa tek politika. Mendoj se nje gazete qe do te sillte cdo dite problematika te jetes se perdishme do te ishte me e dobishme sesa gazeta qe hapet dhe mbyllet me politikanet tane.

–          Po mendoj per nje moment qe kjo gazete do te ekzistonte dhe une do isha prodhuesi I saj…

Nuk do te sillja vetem problematikat , nuk do te sillja vetem njerez qe do te thonin se Shqiperia nuk behet , por njerez qe duke dhene kontributin e tyre dhe mendimet e tyre per problematikat qe ka ky shtet ,te kishin mundesi qe te ndryshonin sado pak kete Shqiperine tone te begate…

Formati I saj do te fokusohej tek Shkollat , Universitete , tek Transporti Publik, tek Mungesa e Gjelberimit , tek Mungesa e rrugeve etj…

Cdo dite do mundohesh qe ne faqen e pare te sillja dicka qe do I sherbente femijeve , duke filluar nga mesimi sesi ata te mbajne furcen e dhembeve . Si ata te komunikojne . Do beja artikuj ku ti mesoja gjysherit apo dadot si te silleshin me femijet , ne menyre qe keta femije te mos rriteshin me te bertitura , por me dashuri dhe buzeqeshje…

Do te vazhdoja me artikuj mbi universitete private dhe publike . Do mundohesha qe t’I krahasoja duke I dhene shembujt jo nga pervoja ime , por nga jeta e perditshme e te rrinjve qe jane ne keto salla cdo dite  dhe me pas te ishin vete qytetaret qe te dilnin ne perfundimin se kush eshte dipllome me e vlefshme per ta .

Do mundohesha t’I thoja cdo qytetari oraret e autobuzave dhe t’I sensibilizoja qe nuk duhet te shahen e te rrihen me fatorinon per faktin se pse po vonohet autobuzi , por te shkojne ne bashkine e qytetit te tyre dhe te kerkojne shtim te ketyre autobuzave . Do sillja fakte se per vonesen e autobuzit njerezit humbasin vendet e punes , apo edhe takime te ndryshme.

Do sillja fakte se semaforet mungojne ne pothuaj gjithe qytete e Shqiperise dhe se autostradat qe thone keta , nuk jane gje tjeter vecse rruge urbane …

Do mundohesha te isha gjithmon nga ata e qytetarit. Do mundohesha te beja nje gazete per ta dhe jo nje gazete per interesat e mia.

Une kam bindjen qe kjo gazete e formatuar ne kete menyre , qe cdo dite te sjell problem te perditshmerise do te jete me e suksesshme se gazetat qe flasin gjithe kohes per politiken dhe bejne sikur flasim dhe per njerezit…

Humbja e kohës sot…

Ne jemi shperdoruesit me te medhenj te kohes ?

Per disa kjo pyetje mund te kete shume pergjigje , per disa ka vetem nje “PO” ose nje “JO”, ama te gjithe kane nje pergjigje per kete pyetje. Te rinjte jane kategoria qe ne i referohemi prandaj dhe do mundohem te flas vetem 5min per ta…  😛

Them 5 min pasi kjo eshte shprehja me e fundit qe kane te gjithe si justifikim per te te thene qe do vonohen 1 ore… Gjate kesaj kohe nuk bejne gje tjeter vecse shikojne facebook-un , what’s up-in ose mbajne ne goje gjysmen e shoqerise qe njohin. Takimet tashme jane kthyer ne nje sfide me vete per te gjithe . Cdo takim lihet 30 min para per te qene te gjithe ne orarin e percaktuar. Kjo nuk ndodh vetem ne takime kafesh , por edhe ne takime zyrtare , ne konfereca , ne dreka apo darka…

E vetmja alternative per ta zgjidhur eshte qe ta marresh dhe ti shtruar takimin e radhes , te shikosh facebook-un, ta pish kafen e radhes me qetesine me te madhe pas ne fund pergjigjja qe do te marresh do te jete e tipit :

” U vonova se kishte shume trafik dhe autobusi s’po ecte fare se bashkia na i ka hequr korsite e autobuzave ”

Kete te thone te gjithe pasi i thua pse u vonove . Duke te qeshur , duke te puthur e duke bere sikur po nxitonin per te te qene korrek ne orarin qe e keni vendosur qe te dy bashke …

Gjendje!

Shqiperi te kam dhjere, s’me degjove asnjehere!

Tha nje burre me mend dikur!

Dhe perdite perplasim turinjte mbas nje Cls-je 63amg!

Dhe thjesht gelltisim poshte ate qe duhet ta vjellim!

Reaksione helmuese ne gjak, por qe thjesht procesohen nga metabolizmi sikur te kishin vlerat me te larta ushqimore!

Dhe del nje kokmish nga mesi i turmes e thote qe ne Shqiperi po te kesh lekun jetohet!

O popull dritshkurter!

Derra militante qe mjaftoheni me nje kothere mut!

Minifunde qe posht jush fshihni luftera civile!

Taka 500euroshe qe shkaterroheni ne te njejten vrime asfalti me Prada-t e Gabit!

Hapni syte o kanibale te vetevetes!

Demagogji e koduar ne gjene!

Digjuni ne ferrin e epshit, qe Fenikse te rilindin nga hiri!

Boll tradhetuat Zotet tuaj per fantazma!

Shpirtra te humbur, qe zvarriteni ne nje rruge pa krye!

Naten e mire dhe edhe nje here, gezuar “100 vjet shtet Shqipetar”!!!

By: Ani Murati 

Çokollata e zëze heq stresin

DSCF4308Çokollata e zëza ka miksin e duhur të antioksidantëve dhe nëse pi një filxhan çokollatë për 12 javë, lëkura jote do jetë më e hidratuar,

Gjithashtu të ndihmon që të heqësh stresin dhë të jesh më energjik …

20 g çokollatë e zezë 70% kakao (120 kalori)

1 copë torte Sacher (420 kalori)

1 puding me kakao (170 kalori)

1 çokollatë e ngorhtë (220 kalori)

NE SHQIPERI 500 VETE NE DITE TRAJTOHEN ME METADON

306200_10150360447735715_3328011_nData 5.02.2013.  Ora shenon 8:30. Dite e zymte dhe me shi.

Jam para deres se Shoqates Aksion Plus. Vendi ku shume perdorues droge drejtohen per t’u rehabilituar apo per t’u pastruar sic thuhet ndryshe. Vendi ku shume familjare shohin te vetmen drite shprese per femijet e tyre te cilet jane gllaberuar nga droga.

Hyj brenda dhe tek dera shoh disa nga klientet e qendres, te cilet presin te marrin “karikuesin “ e tyre per diten e sotme, presin per te marre ilacin e metadonit.

Per ta kjo eshte e vetmja shprese, e vetma menyre shpetimi. Pasi futem brenda takoj infermierin e qendres, i cili i ndihmon te marrin tableten 40 mg e cila ndahet ne kater porcione 10 mg. Jane te detyruar qe te gjithe ta marrin kete ilac ne syte e infermierit dhe dozat jane percaktuar me pare nga mjeket e qendres.

Mundohem te kuptoj pak me shume mbi kete ilac, mbi ate se cfare ndodh me keta perdorues pasi e perdorin . A mjafton apo jo vetem ky preparat per te dale nga kthetrat e droges? Read the rest of this entry