Category Archives: Synapse ♀- ♂

Kjo kategori eshte quajtur “Sinaps femer-mashkull” sepse do trajtoje pikerisht mardhenien sa te bukur po aq edhe te veshtire ne ditet tona mes femrave dhe meshkujve e…Do trajtohen problematika te ndryshme te marrdhenieve femer mashkull ne relata vajze baba, vella e moter,kolege pune,shoqe e ngushte shok i ngushte deri te mardheniet sentimentale,pra do jete dicka shum perfshirese me histori apo spunto te marra nga jeta jone e perditshme.Ju ftoj te gjitheve te jeni aktive me komente,sugjerime apo edhe diskutime per ta bere kete rubrike terheqese ku secili te mesoje dicka me shume mbi keto lloj marrdhenieje.

Nje shok i ngushte eshte bekim nga Zoti !

boy-fashion-friendship-girl-love-Favim.com-217112Mardheniet meshkuj femra me te vertete jane mardhenie sa te komplikuara po aq dhe te bukura,por mendoj qe nje nga format me te bukura te kesaj mardhenieje eshte ajo e shoqerise se ngushte mes nje femre dhe nje mashkulli.E di qe shume prej jush sapo kane lexuar kete fjali kane menduar direkt shprehjen klishe “ajo shoqeri nuk ekziston”,por une mendoj qe nuk eshte e vertete.

Te kesh nje shok te ngushte do te thote te kesh afer nje mashkull kundrejt te cilit ti mund te jesh totalisht vetvetja,sepse nuk ke nevoje te perpunosh mendimet apo veprimet per ti pelqyer si femer.Te kesh nje shok te ngushte do te thote te mund te diskutosh me nje mashkull per te dashurin tend,per nje cun qe te pelqen apo qofte dhe per nje fustan dhe te marresh nje mendim ndryshe nga te gjithe mendimet pothuaj standarte qe do te te jepnin shoqet e tua te ngushta.A nuk eshte bekim qe ne cdo moment te veshtire tendin,kur mund te jesh merzitur ne pune,kur mund te jesh ndare nga dikush qe doje,kur do te besh xheloz dike,kur do te pish nje kafe pa u preukupuar te besh tualet e te dukesh bukur,te kesh nje mashkull qe ta marresh ne telefon dhe ai te vije aty per ty duke u munduar te sajoje budalliqe nga me te ndryshmet vetem per te te kthyer ty buzeqeshjen. Read the rest of this entry

Advertisements

Cfare duan ne te vertete femrat?!

jdfejfCfare duan ne te vertete femrat?”

Nje pyetje qe i mundon shume meshkujt ,por mbase i mundon me shume femrat.Ne diskutimet e tyre te gjata kafeneve femrat  flasin shume per ate qe duan dhe presin nga nje mashkull. Secila ka nje liste te gjate te cilen mundohet ta plotesoje.

Vajzat duan qe djemte ti duan,te kujtohen nga ata gjithe kohes, te vene re detajet,te ndjehen te sigurta ne krahet e tyre,qe ti plotesojne cdo teke e deshire,ti shoqerojn ne shopping,te jene afer tyre sa here ato deshirojne,ti mbulojne me komplimente, me nje fjale te ndjehen qendra e botes….

Kur te gjitha keto bashke I gjejn tek dikush pas nje kohe jo te gjate ju mungon dicka dhe aty fillon kriza e tyre duke fajsuar veten me faktin se nuk dine cfare duan.
“Te dashura vajza eshte e kot qe genjeni veten dhe ate qe keni ne krah, qe jeni rehat dhe marrezishte te dashuruara. Nese ai eshte aty gjithe kohes,ben cfare doni ju, ai ka gjithcka cfare keni kerkuara, ju do vetem juve,keni nje jete te mire dhe me ne fund jeni te lumtura”.E verteta eshte se pas ca kohe te gjitha lodhen nga gjithe ky “bollek”.
Pse?Sepse ne te vertete femrat duan meshkujt qe i sjellin verdalle,duan ato meshkuj qe ju rrisin egon per te qene me te mirat dhe ne qendren e vemendjes,duan meshkujt qe I lene gjithe diten me koken nga cel per nje sms,duan meshkujt qe nuk di asnjhere ku i takon dhe i gjemon nga mbrapa ne gjithe lokalet thjesht dhe vetem per t’ju kaluar para syve qe ti kujtoni ekzistencen tuaj dhe mundesishte ato ne ate moment te bejne sikur nuk ju kane vene re. Pra  ne te vertete femrat duan ato meshkuj qe ne te vertete mendojn qe nuk i duan.
E gjitha kjo e ka nje emer dhe quhet “Joshje”,femrat duan te ndihen te joshura dhe ai qe arrin t’jua blej kete mendim ka arritur te kete te gjithe vemendjen e tyre.
Prandaj femra te dashura mos e torturoni me kot veten me faktin qe nuk dini se cfare doni,ne te vertete e dini shume mire, por thjesht beni mire qe nuk e zbuloni sepse shumica e meshkujve jane ne rrugen e duhur per t’jua bere endrren realitet :P.

BABAI IM,HEROI IM…

A nuk eshte ky sllogani I vajzave, qe degjojme me se shpeshti kur flitet per baballaret e tyre?! A nuk jane ata, heronjte qe vajzave te tyre ju plotesojne te gjitha deshirat e tekat, qe jane gati te investojne pasurine e gjithe jetes, ne menyre qe ato te behen te ditura e te zonjat e vetes? A nuk jane keta baballare, ata heronj qe cdo vajze I ka si etalonin baze te nje sistemi krahasimi kundrejt cdo mashkulli qe ju afrohet? A nuk eshte pra modeli I babait, model referimi per mashkullin ideal, nje mashkulli qe nuk do ti braktise kurre, pavaresisht cdo gjeje?

Para se te shtjelloj dicka me shume rreth kesaj teme do doja te saktesoja se mardhenia e vajzes me babain fillon shume heret, diku qe ne moshes tre vjecare. Duke ju referuar Frojdit dhe kompleksit te Edipit, e thene me fjale te thjeshta, ne kete moshe vajzat e vogla fillojne nje mardhenie te ngushte me baballaret e tyre duke braktisur marredhenien qe deri atehere kishin me nenen e biles duke e pare ate edhe si rivale kundrejt vemendjes se babait. Mardhenia qe vendoset rreth moshes kater deri ne gjashte vjecare e me pas kesaj moshe, udhehiqet nga modeli I nenes se tyre duke u munduar instiktivisht t’i ngjasojne sa me shume asaj. Kjo shpjegon edhe faktin qe shume studime te bera, vene ne dukje nje deshire te vajzave per te gjetur partnerin e jetes sa me te ngjashem me babain e tyre. Por cfare ndodh me keto vajza nese kjo marredhenie diku peson nje krisje dhe kush mund te jene keto arsye qe prishin dicka te rrenjosur qe ne femijerine e hershme?! Read the rest of this entry