Category Archives: Detaje qe bejne diferencen

Kjo rubrike do ju kushtohet atyre personave qe ne veshjen e tyre kane gjithmone dicka te vecante qe te terheq vemendjen,nje detaj qe ben diferencen.Do flasim gjithashtu per tendecat e modes dhe per ato elemente te saj qe kane qene “in” gjithmone.Prandaj miq mos u habisni nese nje person nga tavolina ngjitur ju kerkon t’ju beje nje foto nje detaji qe ju keni veshur sepse do keni kenaqesine ta shikoni te publikuar ne blog-un tone :)

Papioni,element vetem mashkullor?!

Do ta hapim kete rubrike kushtuar stilit te krijuar nga detajet duke folur per nje element mashkullor por qe me nje dizanjo te duhur dhe nje kemishe te thjeshte shnderrohet ne nje detaj shume te bukur ne veshjen e nje vajze.Do flasim pra pikerisht per “Papionin” dhe po e fillojme me pak histori:

hgvKravata ne forme fluture ose sic ne e njohim “Papioni” duket se ka marre origjinen nga mercenaret kroate gjate tridhjete viteve të Luftes se shekullit të shtatembedhjete: kroatet perdornin një fjongo per te lidhur kemishen,e cila natyrisht, nuk kishte button. Kjo metode u adoptua më pas nga moda mashkullore në Francë dhe më pas në vendet e tjera evropiane.Fjala cravate vjen nga frengjishtja, e cila rrjedh ndoshta nga fjala Hervat transliteruar nga termini që do te thote pikerisht kroate. Në Itali, ai ishte nje simbol i caktuar per futuristet, komunistet, anarkistet dhe revolucionare ne pergjithesi.Versioni me i perdorur i papionit eshte ai me ngjyre te zeze I cili shoqeron nje kemishe te bardh me smoking te zi,por gjithashtu ste shpesh e ndeshim edhe si pjese e uniformave te kamerierave ose baristave. Read the rest of this entry

Advertisements