Kafeja rrit jetëgjatësinë

Cafe-44Për shumë njerëz, kafeja është e domosdoshme për të hapur sytë pas zgjimit. 

Megjithatë, përveçse një dozë kafe shërben për të nisur ditën me ritmin e duhur, një studim i ri tregoi se ajo ka edhe një efekt të rëndësishëm pozitiv përsa i përket jetëgjatësisë.

Një grup kërkuesish mori në studim të moshuarit e ishullit grek të Ikarisë, 8 500 banorët e të cilit krenohen me jetëgjatësinë më të lartë në botë.

Kërkuesit zbuluan se një filxhan kafe turke, e cila ka mbetur shumë popullore në ishull që prej kohës së Perandorisë Osmane, është në gjendje që të ndihmojë në përmirësimin e shëndetit kardiovaskular dhe parandalimin në një masë të madhe të infarkteve, duke kontribuar kështu direkt në rritjen e jetëgjatësisë.

Sipas grupit të ekspertëve, ndonëse kafeja në përgjigjësi ka efekte pozitive për shëndetin, ajo turke përmban edhe disa elementë të shtuar, që përforcojnë këto elementë.

“Kafeja greke (kështu quhet në Greqi, ajo që në Shqipëri njihet se kafeja turke), ka elementë të shtuar të polifenolit dhe antioksidantëve, ndërsa përmban sasi të moderuara kafeine. Efekti i saj i dobishëm mbi trupin e njeriut duket se është edhe më i madh se ai i disa lloj kafesh të tjera”, deklaroi profesori Gerasimos Siasos, i Universitetit Mjekësor të Athinës.

Advertisements

Posted on March 20, 2013, in Tri_ni. Bookmark the permalink. Leave a comment.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: