Monthly Archives: March 2013

Kafeja rrit jetëgjatësinë

Cafe-44Për shumë njerëz, kafeja është e domosdoshme për të hapur sytë pas zgjimit. 

Megjithatë, përveçse një dozë kafe shërben për të nisur ditën me ritmin e duhur, një studim i ri tregoi se ajo ka edhe një efekt të rëndësishëm pozitiv përsa i përket jetëgjatësisë.

Një grup kërkuesish mori në studim të moshuarit e ishullit grek të Ikarisë, 8 500 banorët e të cilit krenohen me jetëgjatësinë më të lartë në botë.

Kërkuesit zbuluan se një filxhan kafe turke, e cila ka mbetur shumë popullore në ishull që prej kohës së Perandorisë Osmane, është në gjendje që të ndihmojë në përmirësimin e shëndetit kardiovaskular dhe parandalimin në një masë të madhe të infarkteve, duke kontribuar kështu direkt në rritjen e jetëgjatësisë.

Sipas grupit të ekspertëve, ndonëse kafeja në përgjigjësi ka efekte pozitive për shëndetin, ajo turke përmban edhe disa elementë të shtuar, që përforcojnë këto elementë.

“Kafeja greke (kështu quhet në Greqi, ajo që në Shqipëri njihet se kafeja turke), ka elementë të shtuar të polifenolit dhe antioksidantëve, ndërsa përmban sasi të moderuara kafeine. Efekti i saj i dobishëm mbi trupin e njeriut duket se është edhe më i madh se ai i disa lloj kafesh të tjera”, deklaroi profesori Gerasimos Siasos, i Universitetit Mjekësor të Athinës.

Advertisements

Gazeten qe duhet te ekzistoje

Gazeta keto kohe eshte kthyer ne nje mjet fitimi per shume biznesmen te ndryshem te cilet mundohen duke nxjerr fakte apo problematika te ndryshme t’I bejne presion politikaneve ne vendin tone.

Kjo gje nuk duhet te na bej pershtypje . Ky eshte rezultati i indoktrinimit te mendjes se njerezve qe ne kohen e komunizmit. Ne sot , qeverisemi nga ata qe kane qene ushtaret e radhes se pare te atij sistemi…

Brezi I pas viteve 90’ mund ta ndryshoj kete mentalitet , por eshte shume veshtire.

Ne mund te sjellim ndryshimin pasi nuk mund te themi qe pas 20 vitesh demokraci ne jemi akoma ata ‘ injorantet’ e asaj kohe . Ne sot mund te studiojme jashte , mund te marrim informacione nga interneti , mund te marrim patenta apo modele gazetash apo revistash te jashtme. Sot I kemi te gjitha mundesite , por sa duam te ndryshojme ne ?

Kjo eshte nje dileme jo pak e rendesishme , pasi ne nje periudhe kaq te gjate kohe ne prap ecim me ide dhe mentalitete keq menaxheriale…

Une mendoj qe sot  mund te fokusohemi me shume tek indiviti sesa tek politika. Mendoj se nje gazete qe do te sillte cdo dite problematika te jetes se perdishme do te ishte me e dobishme sesa gazeta qe hapet dhe mbyllet me politikanet tane.

–          Po mendoj per nje moment qe kjo gazete do te ekzistonte dhe une do isha prodhuesi I saj…

Nuk do te sillja vetem problematikat , nuk do te sillja vetem njerez qe do te thonin se Shqiperia nuk behet , por njerez qe duke dhene kontributin e tyre dhe mendimet e tyre per problematikat qe ka ky shtet ,te kishin mundesi qe te ndryshonin sado pak kete Shqiperine tone te begate…

Formati I saj do te fokusohej tek Shkollat , Universitete , tek Transporti Publik, tek Mungesa e Gjelberimit , tek Mungesa e rrugeve etj…

Cdo dite do mundohesh qe ne faqen e pare te sillja dicka qe do I sherbente femijeve , duke filluar nga mesimi sesi ata te mbajne furcen e dhembeve . Si ata te komunikojne . Do beja artikuj ku ti mesoja gjysherit apo dadot si te silleshin me femijet , ne menyre qe keta femije te mos rriteshin me te bertitura , por me dashuri dhe buzeqeshje…

Do te vazhdoja me artikuj mbi universitete private dhe publike . Do mundohesha qe t’I krahasoja duke I dhene shembujt jo nga pervoja ime , por nga jeta e perditshme e te rrinjve qe jane ne keto salla cdo dite  dhe me pas te ishin vete qytetaret qe te dilnin ne perfundimin se kush eshte dipllome me e vlefshme per ta .

Do mundohesha t’I thoja cdo qytetari oraret e autobuzave dhe t’I sensibilizoja qe nuk duhet te shahen e te rrihen me fatorinon per faktin se pse po vonohet autobuzi , por te shkojne ne bashkine e qytetit te tyre dhe te kerkojne shtim te ketyre autobuzave . Do sillja fakte se per vonesen e autobuzit njerezit humbasin vendet e punes , apo edhe takime te ndryshme.

Do sillja fakte se semaforet mungojne ne pothuaj gjithe qytete e Shqiperise dhe se autostradat qe thone keta , nuk jane gje tjeter vecse rruge urbane …

Do mundohesha te isha gjithmon nga ata e qytetarit. Do mundohesha te beja nje gazete per ta dhe jo nje gazete per interesat e mia.

Une kam bindjen qe kjo gazete e formatuar ne kete menyre , qe cdo dite te sjell problem te perditshmerise do te jete me e suksesshme se gazetat qe flasin gjithe kohes per politiken dhe bejne sikur flasim dhe per njerezit…