Nje shok i ngushte eshte bekim nga Zoti !

boy-fashion-friendship-girl-love-Favim.com-217112Mardheniet meshkuj femra me te vertete jane mardhenie sa te komplikuara po aq dhe te bukura,por mendoj qe nje nga format me te bukura te kesaj mardhenieje eshte ajo e shoqerise se ngushte mes nje femre dhe nje mashkulli.E di qe shume prej jush sapo kane lexuar kete fjali kane menduar direkt shprehjen klishe “ajo shoqeri nuk ekziston”,por une mendoj qe nuk eshte e vertete.

Te kesh nje shok te ngushte do te thote te kesh afer nje mashkull kundrejt te cilit ti mund te jesh totalisht vetvetja,sepse nuk ke nevoje te perpunosh mendimet apo veprimet per ti pelqyer si femer.Te kesh nje shok te ngushte do te thote te mund te diskutosh me nje mashkull per te dashurin tend,per nje cun qe te pelqen apo qofte dhe per nje fustan dhe te marresh nje mendim ndryshe nga te gjithe mendimet pothuaj standarte qe do te te jepnin shoqet e tua te ngushta.A nuk eshte bekim qe ne cdo moment te veshtire tendin,kur mund te jesh merzitur ne pune,kur mund te jesh ndare nga dikush qe doje,kur do te besh xheloz dike,kur do te pish nje kafe pa u preukupuar te besh tualet e te dukesh bukur,te kesh nje mashkull qe ta marresh ne telefon dhe ai te vije aty per ty duke u munduar te sajoje budalliqe nga me te ndryshmet vetem per te te kthyer ty buzeqeshjen.

Kjo eshte nje mardhenie e cila do kohe te krijohet dhe kerkon perkushtimin e sinqerte te te dy paleve.Nga eksperiencat e jetes se perditshme te miat, por edhe te mikeshave te mia kam arritur ne perfundimin qe kjo eshte nje mardhenie jashtezakonishte e bukur ,por qe jo cdokush mund ta kete.Nese doni te keni nje shok te ngushte do perpiqem t’ju jap disa keshilla te vlefshme te cilat mund t’ju ndihmojne te krijoni nje mardhenie nga e cila nuk do mund te hiqni dore kollaj:

  • Zgjidhni per shok te ngushte nje mashkull ndaj te cilit nuk keni asnje lloj terheqjeje si mashkull.
  • Ne fillimet e shoqerise mundohuni te jeni sa me korrekte me sjelljet tuaja per te mos percjellur mesazhe te dyshimta tek ai.
  • Respektojeni ne maksimum prezencen e nje te dashure qe ai mund te kete ose nje femre qe ai pelqen ,por pa u kthyer ne shoqe te ngushta te asaj.
  • Nese ai fillon te kete nje pelqim per ju qe nuk eshte reciprok atehere mundohuni me elegance t’i lini te kuptoj qe mes jush do te kete vetem shoqeri te paster.
  • Mos beni veprime te llojit kercime apo afrimitete te tepruara fizike ndaj tij,mos harroni qe ai eshte nje mashkull si gjithe te tjeret.

Mikesha te dashura te blog-ut nese arrini te keni nje mik te ngushte mashkull,i keni bere vetes nje dhurate shume te bukur!

Advertisements

Posted on February 21, 2013, in Synapse ♀- ♂. Bookmark the permalink. Leave a comment.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: