Daily Archives: February 21, 2013

Nje shok i ngushte eshte bekim nga Zoti !

boy-fashion-friendship-girl-love-Favim.com-217112Mardheniet meshkuj femra me te vertete jane mardhenie sa te komplikuara po aq dhe te bukura,por mendoj qe nje nga format me te bukura te kesaj mardhenieje eshte ajo e shoqerise se ngushte mes nje femre dhe nje mashkulli.E di qe shume prej jush sapo kane lexuar kete fjali kane menduar direkt shprehjen klishe “ajo shoqeri nuk ekziston”,por une mendoj qe nuk eshte e vertete.

Te kesh nje shok te ngushte do te thote te kesh afer nje mashkull kundrejt te cilit ti mund te jesh totalisht vetvetja,sepse nuk ke nevoje te perpunosh mendimet apo veprimet per ti pelqyer si femer.Te kesh nje shok te ngushte do te thote te mund te diskutosh me nje mashkull per te dashurin tend,per nje cun qe te pelqen apo qofte dhe per nje fustan dhe te marresh nje mendim ndryshe nga te gjithe mendimet pothuaj standarte qe do te te jepnin shoqet e tua te ngushta.A nuk eshte bekim qe ne cdo moment te veshtire tendin,kur mund te jesh merzitur ne pune,kur mund te jesh ndare nga dikush qe doje,kur do te besh xheloz dike,kur do te pish nje kafe pa u preukupuar te besh tualet e te dukesh bukur,te kesh nje mashkull qe ta marresh ne telefon dhe ai te vije aty per ty duke u munduar te sajoje budalliqe nga me te ndryshmet vetem per te te kthyer ty buzeqeshjen. Read the rest of this entry

Advertisements