Ne jete duhet te kesh Pasion

Intervista e rradhes ne rubriken “Lifestyle” do kete si personazh nje vajze 20 vjecare,capkene nga Shkodra qe quhet Stesi qe ka nje stil jetese shume interesant te cilin ka pranuar ta zbuloje per ne.

Sa e lumtur ndiheni?

Lumturia eshte moment,eshte nje kujtim,nje dhurate apo edhe nje sms.Qellimi im eshte te gjej lumturine edhe ne gjerat e vogla dhe kete e bej cdo mengjes,perpiqem te gjej dicka qe te me zbukuroje diten ose t’ja zbukuroj dikujt tjeter diten dhe kjo me ben akoma me te lumtur.

Nese nuk do ishit duke studiuar ekonomik cfare do ishit duke bere tani ?
Do isha duke mesuar skenarin e nje filmi…

Atehere mbase eshte me mire te te pyes kush eshte pasioni juaj?

Pasioni im eshte aktrimi,mbase e kam ditur gjithmone por e kam zbuluar vone.Para pak kohesh kam prekur per here te pare skenen e teatrit.Ishte nje prove per mua,por edhe per te tjeret.
Doja t’ju tregoja te gjitheve se pasioni im nuk eshte thjesht nje enderr adoleshente por dicka me shume dhe ja dola.Gjithashtu fotografia,me pelqen tej mase te jem e fotografuar.

67668_4444193657734_961099681_n602399_4444191337676_460777877_n

425637_3166696721109_1608012191_n

Per cfare shpenzoni me shume lek?
Shpenzoj me shume lek te ushqehem (qesh)

Nese me lejohet t’ju pyes nga i merrni te ardhurat?
Pervec te ardhurave familjare kam provuar te fitoj dicka vete.Ne fillim kam punuar ne nje call center por nuk rrezistova gjate (qesh).Me vone kam qene pjese e imazhit te nje libri dhe se fundmi kam punar si P.R e nje lokali ne qytetin tim.Duhet te theksoj qe punet qe bej i zgjedh qe te kem mardhenie me njerez te ndryshem dhe jem ne kontakt me to pasi me intrigon shume kjo pjese.

E frekuentoni jeten e nates?
Me perpara e frekuentoja shume,tani me pelqen te dal ne vende me te qeta dhe te rri me miqte e mi.

Cfare do beni neser?
Te me kishit pyetur per nje te diele normale do ju thoja do ndjek Telebingon pasi blej gjithmone bilete se fatit nuk i dihet (qesh prap),por per tre ditet ne vazhdim duke filluar nga neser ne qytetin tim do organizohen karnevalet dhe une do kem fatin dhe kenaqesine te jem pjese e tyre.

529422_4903149251337_1530541748_n

Kush eshte motoja juaj ne jete?
Ne jete gjerat duhet ti besh me pasion,mund te kesh talent apo te mesosh ti besh gjerat por nese te mungon pasioni te mungon origjinaliteti.

Advertisements

Posted on February 10, 2013, in Lifestyle, Video. Bookmark the permalink. 1 Comment.

  1. Te uroje shume suksese!!! Lart e me lart e sa me shume realizime pasionesh

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: