NE SHQIPERI 500 VETE NE DITE TRAJTOHEN ME METADON

306200_10150360447735715_3328011_nData 5.02.2013.  Ora shenon 8:30. Dite e zymte dhe me shi.

Jam para deres se Shoqates Aksion Plus. Vendi ku shume perdorues droge drejtohen per t’u rehabilituar apo per t’u pastruar sic thuhet ndryshe. Vendi ku shume familjare shohin te vetmen drite shprese per femijet e tyre te cilet jane gllaberuar nga droga.

Hyj brenda dhe tek dera shoh disa nga klientet e qendres, te cilet presin te marrin “karikuesin “ e tyre per diten e sotme, presin per te marre ilacin e metadonit.

Per ta kjo eshte e vetmja shprese, e vetma menyre shpetimi. Pasi futem brenda takoj infermierin e qendres, i cili i ndihmon te marrin tableten 40 mg e cila ndahet ne kater porcione 10 mg. Jane te detyruar qe te gjithe ta marrin kete ilac ne syte e infermierit dhe dozat jane percaktuar me pare nga mjeket e qendres.

Mundohem te kuptoj pak me shume mbi kete ilac, mbi ate se cfare ndodh me keta perdorues pasi e perdorin . A mjafton apo jo vetem ky preparat per te dale nga kthetrat e droges?

Zoti Frrok Bardhi, infermieri i qendres, shprehet se metadoni zevendeson 99% heroinen dhe ne momentin qe perdoruesit e marrin kete ilac trupi i tyre nuk e do me pluhurin e bardhe. Sic thote infermieri kjo ben te mundur qe te zvogelohet  sa me shume demi, ne perputhje dhe me qellimin paresor te ketij sherbimi, zvogelimi i demit. “Pra nje perdorues ne qofte se do te prishte 10 mije, 20 mije apo 40 mije leke ne dite per te blere heroine keto lek ata nuk do te kene nevoje t’i prishin apo t’i vjedhin pasi metadoni u zevendeson perdorimin e heroines” – thote ai.

Ora 10:30 min. Shumica largohen dhe qendra duhet se eshte e zbrazur.  Psikologu, Alban Kano, i cili me shoqeron ne te gjithe kete rrugetim me tregon se qendra ua mundeson kete sherbim klienteve te saj nga e hena ne te shtune nga ora 8:30 deri ne oren 11:30 dhe vetem diten e diel ata e marrin me vete ne shtepi pasi qendra e ka dite pushimi. Po ashtu edhe ne rast festash fetare apo kombetare, klientet e marrin me vete metadonin, per ta pire ne shtepi.

E pyes psikologun se cfare ndodh me familjaret e ketyre personave, sa rol ka familja ne rehabilitimin e tyre?

Albani me tregon se familja luan nje rol shume te rendesishem tek ta dhe ka shume raste kur eshte e pamundur per klientet, jane vete familjaret e tyre, kryesisht prinderit te cilet e marrin ilacin e metadonit ne qender.

“Ka familjare qe mundohen te jene shume te lidhur me femijet e tyre, t’i mbajne afer, pasi ata duan sa me shume ngrohtesi familjare, ka raste  qe vine vete familjaret per t’ju marr ilacin ne menyre qe ta shohin vajzen apo djalin e tyre sa me mire” – thote Albani.

Ishte e veshtire qe t’i merrja nje interviste nje nene, e cila kishte vajzen e saj qe trajtohej me metadon , apo rasti i nje prindi i cili erdhi shume normalisht me femijen e tij perdore , mori metadonin dhe u largua ne punet  e veta…

Me pas takoj Z. Genci MUCOLLARI, drejtorin ekzekutiv te kesaj qendre.

Mundohem qe ta pyes sesi eshte hapur kjo qender, veshtiresite qe kane ne rehabilitimin e ketyre personave , apo sfidat e mundshme qe e presin ne te ardhmen.

Genci si ka filluar ky projekt ?

Projekti jone per metadonin ka filluar ne vitin 2005 duke pare ne vazhdimesi punen me perdoruesit e droges. Keta kane qene perdorues ne terren . Si fillim ka qene si projekt “Shkembimi i shiringave te pastra”. Me pas u pa mundesia qe ky projekt te shtrihet ne formen e terapise duke pare dhe nevojat e perdoruesve . U be ky projekt ne bashkepunim me Sorros,  Ministrine e Shendetesise dhe Ministrine e Puneve te Brendshme. U pa e nevojshem hapja e qendres per perdoruesit me metadon e cila funksionon si aparat per shembull si insulina tek diabetiket. Eshte nje terapi shume e mire qe ka funsionuar ne shtete te tjera dhe ne Shqiperi po funsionon shume mire. Pra tani jemi ne vitin 2013 pra u be rreth 7 vjet qe nga ajo kohe dhe them qe ka pas efekte shume te mira pasi trajtohen nje grup shume i madh perdoruesish te heroines ne Shqiperi  ku numerohen rreth 8000 vete. Por, kur behet fjale per shifra per perdoruesit ne te gjithe Shqiperin, qofte edhe ata qe e kane provuar nje here te vetme, atehere numerohen  rreth 40.000 deri ne 50.000.

Sa eshte numri i te trajtuarve tek ju ne nje dite te vetme?

Ne te gjithe Shqiperine jane rreth 500 vete ne dite.

Mjafton vetem metadoni per rehabilitimin e plote te ketyre perdoruesve?

Metadoni mund te them qe eshte nje nga shtyllat e nje terapie te tille. Pastaj duhet keshillimi, mbeshtetja psiko -sociale , terapia ne grup, bashkepunimi me familjen, punesimi, riintegrimi ne shoqeri  gjera qe s’jane fort te lehta dhe nje terapi e tille nuk e siguron dot. Per kete ne bashkepunojme me pushtetin qendror dhe ate lokal. Per te na ofruar mundesi punesimi per ta ose per t’i punesuar gje qe nuk shkon fort mire per vete kushtet e Shqiperise, pasi shume jane paragjykues ndaj kesaj shtrese – shprehet Z. Mucollari.

Kjo qender ju ka dhene mundesine qe perdoruesit e heroines te rikuperohen, por ky projekt mundesohet deri ne vitin 2014, me pas duhet te jete vete shteti shqiptar qe duhet te mendoj per nje politike sa me shume perfshirese, qe dhe kjo pjese e shoqerise te ndricohet dhe te kete mundesi te ec perpara.

Kjo kategori ka nevoje qe te integrohet ne shoqeri ne menyren me te mire te mundshme. Duhet te siguroj punesim, qe jeta e tyre te mos ngec aty ku eshte, qe ata te mos i rikthehen jetes se meparshme pas trajtimit.

Shoqata Aksion Plus e ka shtrire ofrimin e terapise mbajtese me metadon edhe ne pese qyete te tjera te Shqiperise, ne Korce, Vlore, Shkoder, Elbasan dhe Durres. Ne te gjitha keto qendra trajtohen rreth 500 veta ne dite, shifer e konsiderushme per nje vend si Shqiperia. Per kete arsye te gjithe duhet te fillojme te kontribuojme nga pak per te hapur nje rruge te re vullnetare per te dhene ndihmen tone per t’i perfshire te gjithe keta persona ne jeten sociale. Edhe ata jane si ne.

Advertisements

Posted on February 8, 2013, in Tri_ni. Bookmark the permalink. Leave a comment.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: