Daily Archives: February 8, 2013

NE SHQIPERI 500 VETE NE DITE TRAJTOHEN ME METADON

306200_10150360447735715_3328011_nData 5.02.2013.  Ora shenon 8:30. Dite e zymte dhe me shi.

Jam para deres se Shoqates Aksion Plus. Vendi ku shume perdorues droge drejtohen per t’u rehabilituar apo per t’u pastruar sic thuhet ndryshe. Vendi ku shume familjare shohin te vetmen drite shprese per femijet e tyre te cilet jane gllaberuar nga droga.

Hyj brenda dhe tek dera shoh disa nga klientet e qendres, te cilet presin te marrin “karikuesin “ e tyre per diten e sotme, presin per te marre ilacin e metadonit.

Per ta kjo eshte e vetmja shprese, e vetma menyre shpetimi. Pasi futem brenda takoj infermierin e qendres, i cili i ndihmon te marrin tableten 40 mg e cila ndahet ne kater porcione 10 mg. Jane te detyruar qe te gjithe ta marrin kete ilac ne syte e infermierit dhe dozat jane percaktuar me pare nga mjeket e qendres.

Mundohem te kuptoj pak me shume mbi kete ilac, mbi ate se cfare ndodh me keta perdorues pasi e perdorin . A mjafton apo jo vetem ky preparat per te dale nga kthetrat e droges? Read the rest of this entry

Advertisements