BABAI IM,HEROI IM…

A nuk eshte ky sllogani I vajzave, qe degjojme me se shpeshti kur flitet per baballaret e tyre?! A nuk jane ata, heronjte qe vajzave te tyre ju plotesojne te gjitha deshirat e tekat, qe jane gati te investojne pasurine e gjithe jetes, ne menyre qe ato te behen te ditura e te zonjat e vetes? A nuk jane keta baballare, ata heronj qe cdo vajze I ka si etalonin baze te nje sistemi krahasimi kundrejt cdo mashkulli qe ju afrohet? A nuk eshte pra modeli I babait, model referimi per mashkullin ideal, nje mashkulli qe nuk do ti braktise kurre, pavaresisht cdo gjeje?

Para se te shtjelloj dicka me shume rreth kesaj teme do doja te saktesoja se mardhenia e vajzes me babain fillon shume heret, diku qe ne moshes tre vjecare. Duke ju referuar Frojdit dhe kompleksit te Edipit, e thene me fjale te thjeshta, ne kete moshe vajzat e vogla fillojne nje mardhenie te ngushte me baballaret e tyre duke braktisur marredhenien qe deri atehere kishin me nenen e biles duke e pare ate edhe si rivale kundrejt vemendjes se babait. Mardhenia qe vendoset rreth moshes kater deri ne gjashte vjecare e me pas kesaj moshe, udhehiqet nga modeli I nenes se tyre duke u munduar instiktivisht t’i ngjasojne sa me shume asaj. Kjo shpjegon edhe faktin qe shume studime te bera, vene ne dukje nje deshire te vajzave per te gjetur partnerin e jetes sa me te ngjashem me babain e tyre. Por cfare ndodh me keto vajza nese kjo marredhenie diku peson nje krisje dhe kush mund te jene keto arsye qe prishin dicka te rrenjosur qe ne femijerine e hershme?!

Arsyet mund te jene te ndryshme, duke filluar qe nga nje sjellje jo e mire e te atit karshi mamase, nje sjellje jo e mire e tij karshi familjes, deri tek nje pune jo e ndershme e babait per te cilen e bija mund te ndihet e turperuar. Por ne te njejten kohe duhet te marrim parasysh dhe anen tjeter te monedhes. Pershembull, vendimet qe vajza merr perjeten e saj, mund ta bejne babain qe te mos ndihet krenar dhe ti konsideroje si te papranueshme. E deri tek arsyet me banale qe sjellin konfrontime nga stresi I jetes se perditshme dhe faktoreve te tjere te jashtem.
Dhe ja ku jemi perballe nje rrezimi te mitit te “Babait me te mire ne bote” apo “Vajzes me te mire ne bote”.. Nje mikesha ime e ngushte nje dite me ka thene qe mardheniet e vajzave shqiptare me baballaret e tyre(me prinderit ne teresi, por le te ngelemi te baballaret) jane mardhenie hipokrite. Une fillimisht nuk mund te bija dakord, por pas nje diskutimi te gjate ndryshova mendim per keto arsye:

Sikur “baballaret ideale” te dinin se “vajzat e tyre ideale”, I genjejne ata duke filluar nga cmimet e fustaneve qe blejne, nga te dalat naten vone, tek te kthyerit ne shtepi aq te pira sa me zor qendrojne ne kembe pasi ne lokal ku ishin bashke me mikeshat e tyre takuan nje grup djemsh te cilet ju ofruan shume pije dhe njera nga “shoqet” e tyre u largua 2 ore me njerin nga ta, apo duke thene qe ate sezon kishte shkuar cdo gje mire kur ne fakt per arsye se ajo ishte zene me te dashurin dhe nuk kishte marre asnje nga provimet duke rrezikuar stazhin, apo veren qe kaloi bashke me shoqet realisht ishin nje grup ciftesh qe kishin ikur me pushime. Por nga ana tjeter, sikur “vajzat ideale” te dinin se “baballaret ideale” kthejne koken te shikojne(dhe jo vetem) moshataret e vajzave te tyre,shpenzojne te ardhurat e familjes me vese si bixhozi, nuk kane me raporte martesore me mamate e tyre, kerkojne rryshfete nga njerez qe nuk sigurojne dot buken e gojes per nje vend pune, shkojne ne sherbime jashte shtetit dhe harrohen pak me kolegen e punes, te gjitha keto bashke dhe shum te tjera qe nuk kam permendur do rrezonin nje mit te lashte.
Duke mbyllur kete shkrim preferoj te them:
Mbase eshte me mire nje mardhenie me me shume te verteta dhe me me pak “HERONJ”

About these ads

Posted on February 6, 2013, in Synapse ♀- ♂. Bookmark the permalink. 2 Comments.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

%d bloggers like this: